VIDEO/ Gjendet një kallashnikov brenda ‘Benz-it’ të shkrumbuar, ndjekja e policisë iu prishi planin autorëve të plagosjes së dyfishtë

Më datë:

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, që tronditi qytetin e Vlorës këtë mbrëmje, ku u plagosën me armë zjarri dy persona.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” nga vendi ku u gjet e shkrumbuar një makinë tip “Benz A-Class”, që dyshohet se është përdorur nga autorët për plagosjen e dyfishtë të kunetërve Nikollaq dhe Ronald Çepaj.

Gazetari Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se mjeti është gjetur i shkrumbuar totalisht, ndërsa në bagazhin e tij është gjetur dhe një armë tip kallashnikov, që dyshohet se është përdorur për plagosjen.

Ndërkohë, mjeti i djegur është gjetur në një rrugë të fshehtë, tip labirinthi, dhe që është shumë e vështirë për t’u futur, por sipas gazetarit Mehmeti, autorët janë detyruar të përfundojnë aty, për shkak se janë ndjekur nga policia, pasi plani i tyre dyshohet se ka qenë ndryshe.

Për kapjen e autorëve, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin, si dhe kanë shkuar forca të tjera me qen, që po vijojnë kërkimet në zonë, madje edhe në banesa.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rriten sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet...

Krizë në PD: Salianji ankohet në PPE pas përjashtimit nga gara për kryetar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i...

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...