16.5 C
Tirana

Kuvendi i Kosovës ende jofunksional, zbulohet shuma e majme për pagat e deputetëve

Më datë:

Më 26 dhjetor është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe për kryetar të këtij institucioni është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje. Rreth 200 mijë euro do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës pagat bazë të deputetëve të legjislaturës së shtatë të Kuvendit, pavarësisht se ky institucion nuk është duke punuar.

Ky dëm për buxhetin e vendit vlerësohet se po bëhet për shkak të ngecjes mes dy subjekteve politike Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje. Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj ka deklaruar për Ekonomia Online se gjatë kësaj periudhe të mosfunksionimit, Kuvendi do të ishte dashur të formoheshin komisionet parlamentare për të vazhduar proceset përpara të cilat kanë mbetur në gjysmë. Demhasaj theksoi se deputet që kanë dhënë betimin kanë të drejtën e marrjes së pagës bazë, por kjo do t’i kushtoj buxhetit dhe vendit, pasi ata nuk mund të përfundojnë asnjë punë, por vetëm në mënyrë formale.

“Prej seancës se 26 dhjetorit Kuvendi konsiderohet i konstituuar. Për faktin se është zgjedhur Kryetari dhe Kryesia. Puna tjetër që është dashur me vazhduar do të ishte formimi i komisioneve parlamentare. Prej momentin kur deputetët e kanë dhënë betim në seancë dhe është konstituuar, gjithë deputetët marrin pagën bazë”. “Rreth 200 mijë euro do të kushtoj brenda një muaji. Pasi që paga bazë shkon deri në 1500 euro. Edhe pse Kuvendi është funksional formalisht, pagat që deputet i marrin mund të konsiderohet një dëm për buxhetin pasi ata nuk janë duke punuar, thjesht po presin një marrëveshje për krijimin e Qeverisë”, ka thënë ai. Kurse, analisti politik, Artan Murati fajëson dy partitë politike për mos formimin e Qeverisë, andaj thotë ai se edhe Parlamenti nuk është funksional. Murati e ka cilësuar si kosto të lartë për shtetin pagat bazë të deputetëve për shkak të gjendjes ekonomike në vend.
Por, Murati shpreson që me fillimin e punës së Kuvendit, deputet t’i kompensojnë më punë të duhur këto paga. “Legjislatura e shtatë ndonëse është konstituuar me 26 dhjetor, deputet vazhdojnë të mosushtrojnë funksionin e tyre, pasi ende nuk ka Qeveri. Është e vështirë që të kemi një legjislaturë funksionale nëse nuk ka Qeveri. Numri i komisioneve parlamentare varet nga i ministrive dhe konkretisht secilit komision do t’i caktohej një ministri përkatëse për ta bërë mbikëqyrjen”.

“Nga momenti i dhënies së betimit, deputetët fillojnë të marrin pagat bazë. Kjo është një kosto e lartë për shtetin, duke pasur parasysh situatën socio-ekonomike në të cilën gjendet vendi. Si kundërvlerë e asaj page të cilën e marrin të kemi një punë të mirëfilltë të cilët e bëjnë, por që për momentin është e pamundur pasi ende nuk kemi Qeverinë. Këto paga të marra ti kompensojnë më punë të mirëfilltë”, ka thënë Murati për EO.

Më 26 dhjetor është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe për kryetar të këtij institucioni është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje. Ky veprim, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka kthyer bisedimet për koalicion në pikën zero. Liderët e të dy partive, Kurti dhe Mustafa, janë duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje për arritjen e marrëveshjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike për qytetarët

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...

Rama për ‘Il Giornale’: Lufta ndaj emigracionit, Meloni ka befasuar shumë njerëz

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median...

Partia e Lirisë: Bujqësia, prioritet i programit tonë

Partia e Lirisë ka shpallur bujqësinë dhe ushqimin si...

Eurodeputeti Gori: Opozita duhet të heqë dorë nga përleshjet në sheshe

 U përpoq deri në minutën e fundit për një...