28 vjet nga rihapja e xhamisë së Et’hem Beut

Më datë:

Më 18 janar 1991 në Tiranë do të rihapej xhamia e Et’hem Beut, e cila qëndroi e mbyllur rreth 3 dekada për shkak të ndalimit të besimit në Shqipëri nga sistemi komunist. Xhavit e Iljaz Alimehmeti, Ramazan Rusheku, Ibrahim Balla, Mehmet Sinella, etj., ishin disa nga nismëtarët myslimanë të cilët hapën dyert e xhamisë për besimtarët. Rihapja e kësaj xhamie u bë me një ceremoni madhështore, ku morën pjesë mijëra besimtarë dhe qytetarë. Kjo video e asaj kohe tregon numrin e madh të pjesëmarrësve të cilit kishin mbushur “Sheshin Skënderbej” si kurrë më parë. Në fytyrat e pjesëmarrësve lexohet gëzimi për këtë ngjarje të madhe, e cila shënonte rikthimin e besimit në jetën e tyre, pas një diktature të shfrenuar dhe një regjimi të ashpër komunist i cili u përpoq të çrrënjosë fenë dhe besimin por që kurrë nuk ia doli mbanë. Atë të premte janari për qytetarët e Tiranës kishte zbardhur një ditë e madhe, e cila do t’i ringjallte shpresën për ditë më të mira.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...