“Kush pyet o vlla”, banesa iu shemb nga tërmeti, familja në Kurbin: A rrihet në çadër? Nuk dua luks, veç shtëpi të fus kokën brenda

Më datë:

Fillimi i sezonit të shirave dhe të ftohtit ka nxjerrë në pah situatën e vështirë që po kalojnë qindra familje, 10 muaj pas tërmetit që iu shkatërroi shtëpitë. Sipas PD, ata vazhdojne të jetojnë në kushte të rënda në çadër.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2821898804697050

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ishte në Shpërdhet të Kurbinit, ku pa situatën e rëndë të familjes së Shkëlzen Ukës. Ai thotë se shtëpia është shkatërruar plotësisht dhe është për rindërtim, por në bashkinë e Kurbinit askush s’i jep as përgjigje, e jo më zgjidhje. “Kush pyt o vlla, kush pyt. Të shkosh dhe në bashki s’pyt kush, hala s’ka ardh thotë informacioni për shpi e asigjo”,- thotë Shkelzeni, i cili jeton  në një çadër që fut ujin e të ftohtin brenda e që duhet të presë dimrin pa asnjë shpresë.

Shkëlzen Uka: Unë quhem Shkëlzen Uka, banor i Shpërdhetit. Jetoj prej 8 muajsh në çadër. Shtëpia sikur e shikoni është e prishur totalisht, e shkatërruar. Banesa ka dalë DS4 dhe kemi shku me pyt në bashkinë e Laçit dhe është, ka thënë se është për shkatërrim total, se është prish që nga themeli. Tashi thonë do riparohet. Si do riparohet ajo shpi? Nuk e di tashi. Kushtet janë shumë të rana, shumë të vështira. Të jetosh mes pisllëkut, nuk e di është katastrofë.

Belind Këlliçi: A ka ardhur kush  për t’iu pyetur që edhe pse kanë kaluar 10 muaj, çfarë po ndodh me ju që jeni ende në çadër, në baltë?
Qytetari: Kush pyt o vlla, kush pyet. Të shkosh dhe në bashki s’pyet kush, hala s’ka ardhë thotë informacioni për shpi e asgjë. Si mor s’ka ardh? Ne u bëmë tu mush vitin në çadër, po rrimë me minjtë e me macet e me qentë e s’pyt kush. Ai thotë ruhu nga virusi. Ça virusi, ne e kemi marr virusin, ska virus tjetër, kjo është.  Ja, shikojeni çadrën si ka ik, ja plasmasi këtu. A rrihet këtu në çadër në gjithë këtë dimër që po vjen? Nanën sëmurë, unë vetë i sëmurë. Ku do rrimë, nuk kemi…nuk është mënyrë jetese kjo. Kjo është jetë si ti thush një jetë qeni. Prandaj, i bëj thirrje shtetit që të vej dorën në zemër, të vi sa më parë. Dua shpi të hy mrenë, jo lukks, nuk du luks, veç shpi të fus kokën mrenë. Këtë kërkoj nga shteti.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...