Meta pret Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri: Uroj një bashkëpunim të shkëlqyer mes vendit tonë e KB

Më datë:

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri, znj.Fiona McCluney, me rastin e fillimit të mandatit të saj në vendin tonë.

Meta shprehet se e ka siguruar zonjën McCluney për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në ushtrimin e detyrës së saj.

Po ashtu, Meta deklaron se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe KB-së do të sillte më shumë vlera për demokracinë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Me kënaqësi prita sot Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri, znj.Fiona McCluney, me rastin e fillimit të mandatit të saj në vendin tonë.

E sigurova për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në ushtrimin e detyrës së saj.

Theksova rëndësinë e përshpejtimit të arritjeve të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 për Shqipërinë, që përputhen edhe me objektivin tonë strategjik për integrimin në BE.

Shpreha mirënjohjen për rolin e Agjencive të KB në Shqipëri në promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe ofrimin e mbështetjes për institucionet shqiptare në zbatimin e rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Vlerësova gjithashtu synimin për rritjen e investimeve për mbrojtjen sociale.

Përcolla falenderime të veçanta për Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen që agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri kanë dhënë për institucionet shqiptare dhe shtresat e prekura të popullatës në luftën kundër COVID-19.

Duke ju referuar faktit se ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të KB, që përkon edhe me 65-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në OKB, sugjerova për të punuar së bashku për një kalendar aktivitetesh, jo vetëm për të përkujtuar këto ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë një bilanc të bashkëpunimit të shkëlqyer të Shqipërisë me OKB-në.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...