“Me gjoks flakën ja shuajmë topit, jemi gjaku Kastriotit!”, Meta mesazh nga Dibra: Zot t’i dalim këtij vatani…

Më datë:

Presidenti Ilir Meta ka vizituar Zall Dardhën në Dibër, fshat për të cilin ka kënduar edhe Qerim Sula.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit teksa kujton vargjet e këngës, theksoi se edhe kjo trevë ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

MESAZHI I METËS
I lumtur të vizitoj Zall Dardhën, fshatin me histori të madhe të luftërave për liri, për t’u përulur me respekt para kujtimit të burrave të shquar të kësaj treve, për të cilët mjeshtri Qerim Sula do të këndonte:
“Me gjoks flakën ja shuajmë topit,
Jemi gjaku Kastriotit!”
Të rritur me Korabin përballë, bijtë e shquar të Zall Dardhës kanë marrë prej malit madhështor cilësitë e qëndresës dhe kryelartësinë në karakterin dhe shpirtin e tyre.
Ashtu si e gjithë Dibra, edhe kjo trevë ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri, por edhe dhe identitet kulturor. Jo pa kuptim ata Kuvendin e tyre të burrave e quajtën “Dheu”, për të treguar, se si Anteu ata e marrin bekimin dhe fuqinë e tyre prej tokës që i lindi dhe rriti.
Tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të organizimit dhe qeverisjes vendore.
“Besa – besë, nihet zani,
Zot t`i dalim këtij vatani…”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...