Raportet e OKB-së tregojnë brutalitetin e luftës siriane ndaj fëmijëve

Më datë:

Sipas raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi Sirinë, lufta brutale në këtë vend ka robëruar fëmijët nga fëmijëria e tyre pasi ata janë të detyruar të jenë pjesë dhe të durojnë shkelje të shumta të të drejtave të njeriut.

Raporti i Komisionit të Hetimit të OKB-së për Sirinë shpalosi gjetjet e fundit në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, duke theksuar se fëmijët sirianë mbeten të prekur nga “dhuna dhe abuzimi”.

Në raportin prej 25-faqesh të titulluar “Ata kanë fshirë ëndrrat e fëmijëve të mi”, tha kreu i Komisionit të Hetimit të OKB-së, Paulo Sergio Pinherio, që përshkruan këto rrethana si “turp dhe skandal”.

Në raport, komisioni përshkruan shkeljet e të drejtave të fëmijëve në konflikt, me mbi 5 milionë të mitur të shpërngulur brenda dhe jashtë vendit.

“Jam i shokuar nga mosrespektimi flagrant i ligjeve të luftës dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijëve nga të gjitha palët e përfshira në konflikt”, tha Pinheiro.

Sipas raportit, qeveria siriane ka përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e djemve dhe vajzave në vend, ndërkohë të gjithë duhet të bëjnë më tepër fëmijët, të cilët janë gjenerata e ardhshme e vendit.

Në një fragment, raporti thekson se “të robëruar nga fëmijëria e tyre dhe të detyruar të jenë pjesë e një lufte brutale, fëmijët janë vrarë dhe mbytur në një numër të madh”.

Raporti thekson se përveç shënjestrimit të rregullt të fëmijëve me përdorimin e snajperëve, forcat e regjimit shpesh herë kanë shënjestruar me municione të ndryshme, bomba termobarike dhe armë kimike objektet civile, të tilla si shkollat dhe spitalet.

“Shteti Islamik në Irak dhe grupi i terroristëve Levant (DEASH) nënshtruan vazjat e reja deri në moshën 9-vjeçare në skllavëri seksuale dhe rekrutuan e përdorën sistematikisht fëmijë për pjesëmarrje të drejtpërdrejt në veprime ushtarake”, thotë raporti, duke shtuar se fëmijët ishin viktimë e ekzekutimeve publike dhe u detyruan të luanin rolin e ekzekutuesve nga grupi terrorist.

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit mbi Sirinë përbëhet nga Pinherio, Karen Koning Abu Zayd dhe Hanny Megally.

Ata u mandatuan nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për të hetuar dhe regjistruar të gjitha shkeljet e ligjit ndërkombëtar që nga marsi i vitit 2011 në Siri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...