10.5 C
Tirana

Sommaruga dhe Kurz: Zvicra dhe Austria nuk duan mbyllje kufijsh

Më datë:

Kancelari Federal i Austrisë, Sebastian Kurz dhe Presidentja Federale e Zvicrës, Simonetta Sommaruga janë takuas sot në Bernë. Takimi kishte të bënte me politikën, mjedisin dhe pandeminë e koronavirusit.

Kurz është pritur me nderime ushtarake në Lohn afër Bernës.

“Ishte një shkëmbim i hapur qëndrimesh”, kanë thënë Kurz dhe Sommaruga pas bisedimeve në konferencën e mbajtur për media.

Sommaruga ka thënë me këtë rast se të dy vendet duan të bashkëpunojnë në luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Presidentja Federale dhe mysafiri i saj ranë dakord që pandemia nuk duhet të çojë në mbyllje kufijsh që do të prekte popullsinë dhe ekonominë.

Përveç koronavirusit, u zhvillua një shkëmbim mbi klimën dhe çështjet mjedisore, dhe fokusi ishte gjithashtu në mbrojtjen e Alpeve. Temat e tjera përfshinin bashkëpunimin ndërkombëtar dhe çështjet bilaterale, siç raportohet nga Departamentet Federale për Punë të Jashtme (FDFA) dhe për Mjedisin, Transportin, Energjinë dhe Komunikimin (Uvek).

Sommaruga dhe Kurz ishin takuar për herë të fundit në janar të këtij viti, me rastin e një vizite zyrtare të presidentes federale në Vjenë. Përveç saj edhe ministrat federalë, Ueli Maurer dhe Alain Berset kanë marrë pjesë sot në një drekë me kancelarin Kurz.

Sommaruga, ministri i jashtëm Ignazio Cassis dhe ministrja e drejtësisë dhe üolicisë, Karin Keller-Sutter ishin po ashtu të përfshirë në bisedimet zyrtare.

Austria është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Zvicrës. Që nga viti 2015, shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve ka tejkaluar shumën prej 20 miliardë eurosh.

Zvicra është një nga investitorët më të rëndësishëm në Austri.

Kompanitë zvicerane punësojnë rreth 34,000 njerëz në vendin fqinj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18

Zakonisht, prodhuesit e telefonave ndjekin një kalendar të qëndrueshëm...

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i...

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Pas shiut, problem bëhet edhe era. Bashkia e Durrësit njofton qytetarët

Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra...