I hyjnë gjatë natës në banesë, dhunohet e bëhet për spital e moshuara në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster ku është dhunuar një e moshuar.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet P.Q., 75 vjeçe, e cila është dhunuar nga një person i paidentifikuar.

Dhunuesi ka rrahur të moshuarën në shtratin ku flinte duke i lënë fraktura në trup dhe në fytyrë.

Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh dhe ajo dyshimin e ka tek ata.

E moshuara po kurohet aktualisht në spitalin rajonal Omer nishani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi