Arabia Saudite do të heqë ndalesën e udhëtimit më 1 janar

Më datë:

Arabia Saudite në fillim të vitit të ri do të heqë ndalesën e udhëtimit në lidhje me koronavirusin e ri (COVID-19), bëri të ditur të dielën agjencia e saj zyrtare e lajmeve.

Ministria e Brendshme njoftoi se që nga 1 janari i vitit 2021, të gjitha kufizimet në hyrje dhe daljet e qytetarëve do të hiqen dhe të gjitha mjetet e transportit nga toka, deti dhe ajri do të rihapen duke iu përmbajtur procedurave aktuale të parandalimit të COVID-19 , njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).

Për më tepër, disa njerëz duke përfshirë nëpunës civilë, biznesmenë, ata që kanë nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit dhe studentë do të përjashtohen nga kufizimet që nga 15 shtatori.

Qytetarët e shteteve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit po ashtu do të lejohen të hyjnë dhe të dalin nga vendi nga 15 shtatori, ndërsa vendimi për të lejuar rifillimin e Umres, ose “pelegrinazhi i vogël”, do të vlerësohet veçmas në varësi të përhapjes së COVID-19.

Që kur u zbulua për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, COVID-19 ka marrë jetën e më shumë se 922.000 personave në të gjithë botën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...