Greqia mirëpret tërheqjen e anijes kërkimore turke ‘Oruc Reis’! Mitsotakis: Hapi i parë pozitiv në shtendosjen e tensioneve

Më datë:

Teksa anija kërkimore turke “Oruc Reis” është rikthyer në Antalia, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha sot se ky është hapi i parë pozitiv në shtendosjen e tensioneve në mes të dy vendeve.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë u rritën së fundmi lidhur me pretendimet e të dyja palëve për burimet natyrale Mesdheun Lindor.

“Kthimi i ‘Oruc Reis’ është hapi i parë pozitiv. Shpresoj që të ketë vazhdimësi në këtë aspekt. Ne duam të bisedojmë me Turqinë, por në një klimë ku nuk do të ketë provokime”, u tha në gazetarëve në Selanik, kryeministri grek, Mitsotakis.

Ai tha se dialogu është mënyra e vetme për të tejkaluar problemet që kanë dy shtetet sa i përket përcaktimit të kufirit ujor.

“Hapi i parë (nga Turqia) do të përmirësojë situatën sa i përket marrëdhënieve tona dypalëshe”, tha ai.

Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë u përkeqësuan, pasi Turqia rinisi kërkimet për gaz dhe naftë jashtë ishullit grek Kastellorizo.

Turqia dërgoi anijen kërkimore “Oruc Reis” të shoqëruar nga anijet ushtarake, duke bërë që Greqia të dërgonte anijet e veta në zonë për të monitoruar punën e Turqisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...