Infektohen me koronavirus mësuesja dhe sanitarja e një shkolle në Fier

Më datë:

Koronavirusi ka prekur dy pjesëtarë të një shkolle në Fier, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas Inspektoratit të Shëndetit Publik, pas testit të kryer ka rezultuar pozitive një mësuese dhe sanitarja e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, në Fier. Testi i Covid-19 është kërkuar nga vetë personat e infektuar, pasi kanë shfaqur simptoma të virusit.

Sipas Drejtorisë Arsimore në Fier, të dy personat e infektuar janë vetëkarantinuar dhe nuk ka rrezik për transmetimin e virusit, për shkak se nuk janë hapur ende shkollat.

Drejtoria e Arsimit në Fier tha se nuk do të ketë një vendim për mos hapjen e kësaj shkolle më 14 shtator, ndërsa për personat e infektuar po ndiqen procedurat e parashikuara nga ISHP. Ndërkohë, nuk dihet ende nga mund ta kenë marrë virusin mësuesja dhe sanitarja e shkollës, por po gjurmohen edhe kontaktet e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...