Meta paralajmëron Kuvendin: Në rast se nuk rishikoni paketën “anti-shpifje”, atëherë….

Më datë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” të kundërshtuar ashpër jo vetëm nga komuniteti i gazetarëve, por edhe nga organizatat botërore që mbrojnë të drejtat e tyre, si dhe institucionet e Bashkimit Europian.

Por në argumentat ligjore të dekretit të tij, bie në sy dhe një paralajmërim i prerë që i kreu i shtetit i ka adresuar Kuvendit në rast se nuk merr parasysh shkeljet e evidentuara në nisëm e qeverisë.

“Jam i detyruar T’ju paralajmëroj se, mosreflektimi nga ana e Kuvendit do të përkeqësonte besueshmërinë e Shqipërisë, si një vend demokratik dhe i shtetit të së drejtës. Liria e shprehjes dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik, të deklaruar se do të jetë i tillë që në preambulën e Kushtetutës sonë.

Nëse cenohet liria e shprehjes dhe e shtypit, dhe media vendoset nën kontroll politik, atëherë është cenuar dhe rendi i lirë dhe kushtetues, me pasoja direkte dhe shumë të rënda për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, argumenton ndër të tjera Presidenti Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...