8.5 C
Tirana

Kushtetuesja/ Gjonaj pyet Metën: Pse dekretove anëtaren e dytë të zgjedhur nga Parlamenti dhe nuk prite…

Më datë:

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë, tha mbrëmjen e sotme në Real Story, se Kushtetuta e miratuar në 2016 ka krijuar një formulë të re për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, që janë 3 institucione të pavarura nga njëri tjetri: Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë.

Gjonaj tha se KED bën vlerësimin e kandidatëve dhe ia përcjell 3 institucioneve.

Drejtuesi i emisionit, e pyeti Gjonajn sepse KED përcolli një listë me 4 emra, ndërkohë parashikohet zgjedhja e njërit ndër 3 kandidatët e parë.

Gjonaj tha se kjo ka të bëjë me transparencën dhe KED i ka dërguar Presidentit listën me emrat e kualifikuar.

“Presidenti zgjodhi emrin e renditur i 4-ti në listë, ndërkohë që Kushtetuta parashikon përzgjedhjen e njërit prej 3 emrave të parë. KED mund t’i cconte Presidentit edhe 20 emra, nëse do të kishte, por Kushtetuta e përcakton se zgjidhet mes 3 emrave të parë”, tha Gjonaj.

E pyetur lidhur me respektimin e rradhës në zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, ministrja e Drejtësisë tha se afati që kishte Presidenti përfundonte më 8 nëntor, ndërsa Presidenti kërkoi në datën 7 nëntor, që ky afat të pezullohej.

“Argumentet që ngriti Presidenti kishin të bënin me rradhën, por në fakt Kushtetuta e përcakton këtë si të drejtë substanciale.

Pse Presidenti e njohu zgjedhjen e dytë të Parlamentit, nëse do të ecte me logjikën e rradhës në kohë, atëherë nuk duhej të dekretonte anëtaren e dytë të votuar nga Parlamenti”, tha Gjonaj.
Sipas saj, po kështu derisa pretendohet që është prishur rradha, atëherë pse Presidenti nuk priti që kandidatin e rradhës t’a emëronte Gjykata e Lartë, por dekretoi Marsida Xhaferllarin. Gjonaj tha se Presidenti është kujdesur më shumë për emrin e kandidates për t’a zgjedhur sesa për respektimin e Kushtetutës.

“Në rastin konkret u vu në lëvizje mekanizmi zhbllokues, pasi Presidenti nuk u shpreh brenda afatit 30 ditor”, tha Gjonaj, duke shtuar se kjo është e përcaktuar në Kushtetutë.

Ajo bëri një paralelizëm në rastin e zgjedhjes së Kryeprokurorit, ku tha se nëse Kuvendi nuk arrin 84 votat, atëherë Prokuror i Përgjithshëm zgjidhet i pari në listën e kandidatëve që janë renditur nga KLP.

E pyetur lidhur me faktin sepse Arta Vorpsi nuk njihet si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Gjonaj tha se jemi në një ngërcc përderisa ajo nuk është thirrur për t’u betuar nga Presidenti dhe ky i fundit ka dekretuar një tjetër emër.

“Mendoj se ngërcci do të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese që duhet të shqyrtojë rastin”, tha ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërndahen 22 mijë tonë koncentrat për blegtorinë në zonat e përmbytura në Fier dhe Vlorë

Përmbytjet e zonave bujqësore për shkak të reshjeve intensive...

Tabaku: Përmirësimet ligjore antikorrupsion nuk janë të mjaftueshme pa vullnet politik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vuri në dukje...

Rama ndan pamje nga pritja në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit ku u nderua me urdhrin “Zayed”

Kryeministri Rama është nderuar me medaljen më të lartë...

UNESCO propozon mbrojtjen e shkrimit të dorës si trashëgimi jomateriale e njerëzimit

Shkrimi i dorës zhvillon përqendrimin dhe kreativitetin. Lufton lodhjen...