Kryevirologu amerikan: Të mos biem në vetëkënaqësi të rreme për rënien e numrit të vdekjeve

Më datë:

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kapërcyen rekordin e zymtë të 3 milion rasteve me koronavirus, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, paralajmëroi njerëzit të mos bien në “vetëkënaqësi të rreme” për rënien e numrit të vdekjeve.

Dr Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i bëri komentet gjatë një seance pyetje-përgjigjesh me Senatorin Doug Jones në Facebook.

“Është gabim nëse ngushëllojmë veten me shkallën më të ulët të vdekjeve,” tha Dr Fauci. “Ka kaq shumë gjëra të tjera tepër të rrezikshme dhe të këqija që mund të shkaktojë ky virus; nuk duhet të biem në vetëkënaqësi të rreme,” tha ai.

SHBA kanë regjistruar deri tani 131,457 vdekje nga COVID-19, ndërkohë, Presidenti Donald Trump shkruante mbrëmë vonë në Twitter se “shkalla e vdekjeve nga koronavirusi ka rënë dhjetëfish!”

Por Dr Fauci paralajmëroi në fillim të kësaj jave se Shtetet e Bashkuara janë “ende të zhytura thellë në valën e parë” të pandemisë.

Paralajmërimi i tij erdhi në të njëjtën ditë që administrata Trump njoftoi zyrtarisht Kombet e Bashkuara se po tërhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetit, megjithë shtimin e rasteve me COVID-19 në vend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...