Zvicër: Maska falas për përfituesit e ndihmave sociale

Më datë:

Maskat mbrojtëse, bartja e të cilave në transportin publik është bërë e detyrueshme që nga fillimi i javës, kanë çmimin e tyre që nuk mund të nënvlerësohet. Prandaj, Konferenca Zvicerane për Mirëqenie Sociale (Skos) u ka rekomandonuar qyteteve dhe komunave që t’ua sigurojnë ato falas përfituesve të ndihmave sociale.

Është e vërtetë se shumë persona që varen nga ndihmat sociale nuk udhëtojnë për në punë çdo ditë, por edhe ata kanë nevojë për transportin publik. Kjo ndodh për shembull kur marrin pjesë në masat e integrimit ose nëse fëmijët e tyre udhëtojnë në shkollë me transport publik dhe janë më të vjetër se dymbëdhjetë vjet.

Sipas Presidentit të Shoqatës së Kryetarëve të Komunave të Kantonit të  Cyrihut, Jörg Kündig, tashmë ka komuna në këtë kanton ku personat që jetojnë nga ndihmat sociale mund të marrin maska ​​mbrojtëse pa pagesë. Ndërsa komunat e tjera u paguajnë personave të prekur kontributin për maska, krahas shumës normale të ndihmës sociale.

Në qytetin e Cyrihut, përfituesit e ndihmave sociale marrin retroaktivisht shumën për blerjen e maskave, pasi ta tregojnë faturën për maskat e blera.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...