Presidenti kinez do të vizitojë Mianmarin javën e ardhshme

Më datë:

Presidenti kinez, Xi Jingping, javën e ardhshme do të realizojë një vizitë shtetërore në Mianmar me ftesë të presidentit të Mianmarit, Win Myint.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha se vizita e parë shtetërore e vitit 2020 dhe po ashtu vizita e parë shtetërore e presidentit kinez në Mianmar në 19 vitet e fundit do të zhvillohet më 17-18 janar.

“Global Times” raportoi se ekspertët kinezë besojnë se vizita ka një rëndësi strategjike për “diplomacinë e fqinjësisë” të Kinës.

Mianmari dhe Kina kanë marrëdhënie diplomatike me rrënjë të thella, të cilat u krijuan 70 vite më parë.

Sipas “Global Times”, “vendi i parë jo-komunist” që njohu Kinën pas themelimit të saj në vitin 1949 ishte Mianmari.

Sipas medias lokale, Mianmari po ashtu është vendi i parë që zgjidhi “çështjen e kufijve” me Kinën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...