Regjimi i Asadit sulmon Idlibin pavarësisht pretendimit nga Rusia për armëpushim

Më datë:

Regjimi i Bashar al-Assadit vazhdon sulmet e tij pavarësisht se Rusia ka pretenduar për shpalljen e armëpushimit në Idlib të Sirisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se në rajonin e Idlibit në Siri ka filluar dje zbatimi i armëpushimit nga ora 14:00 sipas kohës lokale.

Por, regjimi i Assadit dje pas orës së armëpushimit të shpallur kreu sulme artilerike, raketore dhe me armë tokë-tokë në pjesën jugore dhe juglindore të komunës Maarratunnuman të Idlibit, si dhe ndaj fshatrave Maar Shurin, Marshimshe, Tel Mennis dhe Bebbile.

Gjithashtu edhe sot forcat e regjimit kanë kryer sulme artilerike ndaj rajoneve Maarratunnuman dhe Tel Mennis. Ndërkohë që fshati Maar Shurin ka qenë objektiv i sulmeve ajrore edhe tokësore.

Po ashtu forcat e regjimit kanë filluar sulme me qëllim përparimin tokësor në vijën Tuh-Deyr Sharki dhe Xherxhenaz-Tel Mennis në linjde të komunës Maarratunnuman.

Gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e de-eskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.

Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve dhe rreth 1.3 milionë të tjerë janë zhvendosur nga vendet e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apollo vs Artemis: Si ndryshoi Toka në 58 vjet

Pasi ekuipazhi i Apollo 8 kapi foton ikonike të...

Kultivonin kanabis në platforma polistiroli, arrestohen dy të rinj në Librazhd

Dy të rinj janë arrestuar në Librazhd, pasi kultivonin...

PD depoziton kallëzim penal pas protestës, akuza për shpërdorim detyre dhe pengim tubimesh

Partia Demokratike ka kallëzuar ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari...

Hetime për skemë me letrat bullgare, arrestohen dy zyrtarë të Gjendjes Civile

Policia Dibër ka arritur të finalizojë me sukses një...