3.5 C
Tirana

Video e verifikuar nga “New York Times” tregon një raketë që godet avionin në Teheran

Më datë:

Pamjet e një videoje të shqyrtuar dhe verifikuar nga “New York Times” tregojnë një raketë duke goditur avionin ukrainas pak para se të rrëzohej në Teheran të Iranit.

Klipi 19 sekondash tregon një dritë të bardhë të ndritshme që pretendohet se është raketa që fluturon në drejtim të avionit të pasagjerëve para se të godasë atë. Megjithatë, avioni nuk shpërthen, por paraqitet duke ndryshuar kursin para se të dalë nga pamja e videos.

Më pas, në video dëgjohet një përplasje, por nuk është e qartë cili mund të jetë burimi i zhurmës së përplasjes.

“New York Times” tha se shqyrtoi dhe verifikoi video të tjera që tregojnë se avioni fluturoi përsëri drejt aeroportit ndërkombëtar të Teheranit përderisa ishte në zjarr para se të rrëzohej.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, më herët tha se përplasja, ku u vranë të gjithë 176 pasagjerët në bord, dukej se ishte shkaktuar nga një raketë iraniane.

Në një konferencë për media, Trudeau konfirmoi se në atë konkludim çoi inteligjenca nga burime të ndryshme, por se vetëm një “hetim i plotë dhe i besueshëm” mund ta konfirmojë përfundimisht atë.

Avioni “Boeing 737-800” i linjës ajrore ndërkombëtare të Ukrainës u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Ai u ngrit disa orë pasi trupat e rojeve revolucionare të Iranit lëshuan dhjetëra raketa balistike që synonin trupat amerikane në Irak.

Në mesin e viktimave kishte shtetas iranianë, kanadezë, ukrainas, suedezë, afganë, gjermanë dhe britanikë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një...

Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Qani Xhafa

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi...