12.5 C
Tirana

Britani e Madhe, Deputetët miratojnë Brexit pas tre viteve krizë

Më datë:

Deputetët britanikë dhanë sot, gjatë një votimi historik pas tre viteve e gjysmë krizë, miratimin e tyre final për tekstin që do t’i mundësojë Britanisë së Madhe të largohet nga Bashkimi Europian më 31 janar.

Dhoma e Komuneve, e dominuar gjerësisht nga konservatorët e kryeministrit, Boris Johnson, miratoi tekstin me 330 vota pro dhe 231 kundër.

Pas shqyrtimit nga Dhoma e Lordëve (Dhoma e Lartë e Parlamentit) javën e ardhshme, dhe pas miratimit të mbretëreshës, teksti, që kthen në ligj marrëveshjen e Brexit , do të ratifikohet nga Parlamenti Europian më 29 janar.

Pas tre viteve e gjysmë krizë dhe bllokimesh, rruga tashmë është e hapur për kapërcimin e madh më 31 janar.

Ky votim me pasoja historike për Britaninë e Madhe është eklipsuar pak si pasojë e aktualitetit nga tronditja e “Megxit”, vendimi i Harryt dhe Meghan për t’u tërhequr nga familja mbretërore./ATSH

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Goditi anëtarin e qendrës së votimit, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

Një 63-vjeçar në Pogradec është arrestuar pasi ka goditur...

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”

Sapo ka nisur në Vlorë etapa e tretë e...

Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar...

Celibashi mesazh përfaqësuesve politikë: Adresoni shqetësimet në KQZ, sa më larg qendrave të votimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka...