15.5 C
Tirana

Grenell qeveria e Albin Kurtit: Bënte politikë në kundërshtim me SHBA-në

Më datë:

Pas largimit nga pushteti i qeverisë ‘Kurti’, vjen një reagim nga i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili ka komentuar figurën politike të Albin Kurtit.

Ky i fundit nuk zgjati shumë me qeverisjen, dhe Richard Grenell për atë kohë thotë se ai pati politikë e cila ishte në kundërshtim me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kurti kishte shumë mundësi të punonte me qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe ai vendosi që nuk e dëshiron këtë, sepse ai e kishte një politikë që ishte në kundërshtim me politikën tonë”. Ai për Gazetën Express, ka deklaruar se Kurti provonte të ecte përpara duke menduar se politika e tij është në rrugën e duhur.

“Ai do të mund të provonte të shkonte përpara dhe të thoshte se politika e tij është më e mirë. Nuk do të zgjatem. Kjo është e tëra që do të them për Kurtin”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protestë përpara Kuvendit kundër projektligjit për barazinë gjinore

Aktivistë dhe përfaqësues nga shoqëria civile organizuan sot një...

Balla: Rritje historike e pensioneve dhe pagës minimale në vitin 2026

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Seanca e sotme plenare nisi me një minutë heshtje...