22.5 C
Tirana

SHBA do të zbatojë sanksione ndaj regjimit të Asadit

Më datë:

Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Craft tha se “Administrata e Trumpit nesër do të ndërmarrë hapa të vendosur për të penguar regjimin në Siri të arrijë fitore ushtarake dhe për të kthyer regjimin dhe aleatët e tij në procesin politik nën kontrollin e OKB-së”.

SHBA synon të privojë regjimin e Asadit nga burimet e të ardhurave që përdor për të kryer brutalitet dhe shkelje të të drejtave të njeriut, theksoi Craft duke shtuar se në këtë mënyrë do të hiqen pengesat para shpresës së paqes dhe procesit politik.

Craft tha se sanksionet do të zbatohen në kuadër të “Aktit Caesar për Mbrojtjen e Civilëve të Sirisë” të nëshkruar dhjetorin e kaluar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe se me sanksionet synojnë të pengojnë ata të cilët financojnë dhe mbështesin brutalitetin e regjimit kundër popullit të tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...

Behgjet Pacolli pas daljes nga Prokuroria e Tiranës: Dhashë informata mbi çështjen!

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli është paraqitur sot, 31 tetor, në...