Afrikë, mbi 7.000 të vdekur nga COVID-19

Më datë:

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në mbarë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 7.367 raste të reja duke e rritur në 261.581 numrin e rasteve.

Me 233 vdekjet numri i viktimave ka arritur në 7.026 ndërkohë që numri i të shëruarve ka tejkaluar shifrën 120.000.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Egjipt është rritur në 1.766, numri më i lartë në kontinent, ndërsa në Afrikën e Jugut në 1.625, në Algjeri 788, në Sudan 477, në Nigeri 455, në Kamerun 276 dhe në Marok në 212.

Ndërsa vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë: Afrika e Jugut me 76.334 raste, Egjipti me 47.856, Nigeria me 17.148, Gana me 12.193, Algjeria me 11.147, Kameruni me 9.864 dhe Maroku me 8.931 raste

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...