9.5 C
Tirana

Kroacia humb çdo vit 15 000 banorë

Më datë:

Largimi në masë i trurit nga vendet anëtare të BE-së nga Lindja drejt Perëndimit është një çështje ekzistenciale, ndërkohë që gjysma e BE-së po përballet me pakësimin e popullsisë dhe ky është një problem që duhet diskutuar në nivel europian, u shpreh kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç për të përditshmen franceze “Le Monde”.

“Kroacia po humbet çdo vit një qytezë me 15 000 banorë dhe, për Kroacinë, kjo është një çështje ekzistenciale”, tha Plenkoviç gjatë intervistës.

“Falë turizmit, ky problem është më i vogël në Dalmaci, por në Kroacinë Lindore, për shkak të plakjes së popullsisë dhe mungesës së vendeve të reja të punës, njerëzit po largohen për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vende të tjera europiane”, vazhdoi ai duke theksuar se populistët marrin shumicën e votave në Kroacinë Lindore.

Pyetjes, nëse duhet kufizuar liria e lëvizjes për të frenuar problemin, Plenkoviç iu përgjigj negativisht, duke thënë se vënia në pikëpyetje e lirisë së lëvizjes do të nënkuptonte ngacmimin e shtyllës kurrizore të projektit europian.

“Vendet e reja anëtare duhet të vazhdojnë të përdorin ndihmën europiane me qëllim që t’i afrohen hapit të vendeve më të zhvilluara dhe për të reduktuar hendekun social. Ne duhet të kemi, gjithashtu, edhe një rregullore publike për rivitalizimi demografik, që ka qenë i suksesshëm në vendet e përballura me të njëjtat probleme”, tha kryeministri kroat, duke përmendur edhe uljen e taksave për të rinjtë nga ana e qeverisë kroate.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...