3.5 C
Tirana

Udhëtime të sigurta në vendet e BE-së, Komisioni Europian paraqet platformën me informacione për turistët

Më datë:

Komisioni Evropian paraqiti sot një platformë të re në internet, të titulluar «Re-open EU », e cila përmban njoftime thelbësore për të mundësuar rinisjen e sigurt të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Evropian. Qëllimi është të ndihmojë turistët apo udhëtarët që të planifikojnë siç duhet pushimet apo udhëtimet e tyre gjatë muajve të verës dhe më tej.

Platforma do të sjellë njoftime të përditësuara dhe në kohë reale për kufijtë, për mjetet e mundshme të transportit, për kufizimet e udhëtimeve aty ku janë ende në fuqi, për masat e shëndetit publik dhe ato të mbrojtjes, si distancimi social, vendet ku duhen vënë maskat, si dhe informacione të tjera praktike për udhëtarët.

Platforma  “Re-Open EU” përbën një prej masave të njoftuara nga Komisioni Evropian në paketën e tij të Turizmit dhe të Transportit që me 13 maj, për të ndihmuar në kthimin e shpejtë të udhëtimeve dhe të aktivitetit të turizmit në të gjitha vendet e BE-së, duke respektuar njëkohësisht të gjitha masat e nevojshme shëndetësore.

Kjo platformë do të shërbejë si një pikë referimi për të gjithë ata që udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, pasi informacionet dërgohen nga të gjitha vendet anëtare. Platforma është e aksesueshme nëpërmjet kompjuterit dhe telefonit dhe përmban një hartë me të gjitha vendet dhe situatën dhe masat specifike për secilin.

Ndërsa udhëtarët brenda BE-së mund të përfitojnë nga lëvizja e lirë në pjesën më të madhe të vende duke nisur që sot, për vendet e Ballkanit hapja e kufijve të zonës Shengen është propozuar të ndodhë më 1 korrik, dhe për ta konfirmuar pritet vendimi i vendeve anëtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

35-vjetori i themelimit të PD-së, Berisha: Jemi partia e interesave kombëtare

https://www.youtube.com/live/6dR4xjF5J7I?si=L5HekefYOWbI__BC&t=886 Sot më datë 11 dhjetor 2025 po mbahet ceremonia...

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...