Pas provimit të Matematikës, maturantët protestë te Ministria

Më datë:

Pas tre ditë protestash, 32 mijë maturantë u rikthehen sot në bankat e shkollës për provimin e tretë të maturës shtetërore në lëndën e matematikës.

Provimi nisi në orën 10:00 dhe në bazë të protokollit anti-Covid, përfundoi në 12:30. Ndryshe nga Letërsia ku provimi ishte 2 orë, për Matematikën ata patën në dispozicion 2 orë e 30 minuta.

Pas përfundimit të provimit, ata bllokuan rrugën para Ministrisë së Arsimit, ku kërkuan rivlerësimin e provimit të gjuhën Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre testi ka pasur shumë pasaktësi, ku pyetjet ishin të formuluara gabim, që më shumë se testonin njohuritë i kanë ngatërruar ato.

Sa i takon provimit të Matematikës, ata thonë se nuk kanë asnjë shqetësim. Të vetmet kërkesa mbeten apo për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Protesta u mbyll në orën 14:30, ndërsa përkrah policëve te dera e Ministrisë u shfaq ky vogëlush që i binte bilbilit.

Komiteti i maturës shtetërore njoftoi dje se do të ketë një ndryshim të vlerësimit, ku do t’i jepet peshë tre viteve të gjimnazit

Ndërkohë me 18 qershor maturantët do ti nënshtrohen provimit të fundit të lëndës me zgjedhje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...