Dy orë takim, përfundon mbledhja e Bashës me aleatët për konsensusin e Reformës Zgjedhore

Më datë:

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbajtur sot një takim 2- orësh në kuadër të procesit të negocimit dhe konsensusit për Reformën Zgjedhore.

Basha priti sot në takim Kryemadhin, Idrizin dhe Mediun teksa diskutuan për marrëveshjen që mund të arrihet. Dje kreu demokrat tha se vetëm një çështje ka mbetur pa u zgjidhur, depolitizimi i administratës zgjedhore.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha dje se topi tashmë është në fushën e Bashës dhe pritet vetëm vendimi i tij për të arritur konsensusin në Këshillin Politik dhe për finalizimin e Reformës Zgjedhore.

Palët politike thyenë më 31 maj afatin e vetëdakordësuar dhe prej 4 ditësh janë 3 ambasadorët, Yuri Kim, Duncan Norman dhe Luigi Soreca që po tentojnë të bindin palët për një marrëveshje.

Sipas deklaratës së djeshme të Kim, marrëveshja është shumë afër dhe ngërçi mbetet vetëm tek depolitizimi i administratës zgjedhore pasi mazhoranca dhe opozita paraqesin skena të ndryshme por vendimin e merr sipas saj Lulzim Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...