Gjermania planifikon të heq paralajmërimin e udhëtimit për vendet e treta jashtë BE-së

Duke folur për agjencisë gjermane të lajmeve DPA, Bareiss tha se “Brenda disa javëve të ardhshme planifikojmë të heqim hap pas hapi paralajmërimin e udhëtimit për vendet e treta jashtë BE-së. Nuk shoh ndonjë arsye për të vazhduar parajmërimet e udhëtimit ndërkohë që norma e infeksionit është e ulët dhe kur standartet dhe masat e sigurisë janë të larta”.

Pasi rikujtoi se Gjermania ka hequr edhe paralajmërimin e udhëtimit për 31 vendet e Evropës, Bareiss tha se “Ky është një hap drejt normalizimit”.

Në lajmin e DPA, Bareiss theksoi se është e mundshme që turistët gjermanë të kalojnë pushimet këtë verë në Turqi.

Në vazhdim tërhiqet vëmendja se mes Gjermanisë dhe Turqisë vazhdojnë bisedimet rreth çështjes së turizmit. “Në kushte të caktuara është e mundshme që turistët gjermanë këtë verë të udhëtojnë për pushime në Turqi. Gjithashtu duhet të ketë edhe lidhje të fluturimeve të ndërsjella”, thuhet më tej.

Turqia është një nga vendet më të preferuara nga turistët gjermanë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi