Qytetarët të kënaqur me punën e Osmanit e Kurtit, bie besueshmëria te presidenti

Më datë:

Qytetarët e Kosovës kanë kthyer besimin në institucionet e vendit sidomos në Qeveri e Kuvend. Kështu tregojnë gjetjet e anketës së Pulsit Publik të UNDP-së e bërë gjatë muajit prill.

Aty thuhet se nivelet e kënaqshmërisë janë më të lartat të regjistruara nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2010.

Gjetjet e kësaj ankete tregojnë se: 60.7% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, 65.4 për qind me punën e Kryeministrit. Ndërsa kënaqeshmëria e qytetarëve me punën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës sipas kësaj ankete ka arritur vlerën rekord prej 72.4%. Por aty theksohet se kënaqshmëria e qytetarëve ka rënë sa i përket punës së Presidentin me 18.7%. Sipas gjetjeve të anketës 33.6% e qytetarëve do të ishin të gatshëm të protestojnë për arsye politike, transmeton KOHA.

Por përkundër rritjes së niveleve të kënaqshmërisë me institucionet kyçe, ka pakënaqshmëri me drejtimin politik të Kosovës. Qytetarët ndër problemet kryesore e shohin papunësinë, korrupsionin dhe varfërinë. Ndërsa shumica prej tyre thonë se punësimi në sektorin publik nuk bëhet në baza meritore.

Ndërsa 65.9% e qytetarëve kanë thënë se pandemia COVID-19 ka pasur një ndikim negativ në mirëqenien e tyre ekonomike. Por shumica e tyre kanë thënë se janë të kënaqur me masat e marra nga institucionet në luftën ndaj pandemisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tuneli i Llogarasë, zgjatet masa e “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezi

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest...

Ilir Meta i drejtohet SPAK: “Parandaloni shkatërrimin e procesit”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka...

Negociatat për fundin e luftës, Pakistani i dërgon SHBA-së propozimin e ri të Iranit

Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të...

Ministri Nufi: forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë në emergjenca në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e...