Pamela Anderson dhe Tom Cruise, çifti i ri i Hollywood?

Më datë:

Po shtohen thashethemet që duan Pamela Anderson dhe Tom Cruise si çiftin më të ri të Hollywood-it.

Cruise ka filluar të interesohet për Anderson pasi u impresionua nga interpretimi i saj në filmin “The Last Showgirl”, që konsiderohet rikthimi i madh i aktores në ekran.

“Filmi bëri që njerëzit ta shihnin Pamelën në një mënyrë plotësisht ndryshe, përfshirë edhe Tom Cruise”, kishte deklaruar një burim për National Enquirer disa javë më parë. “Që atëherë ata kanë qenë në kontakt”.

I njëjti burim shtoi se mes dy yjeve “ka pasur padyshim shkëndija”.

“Njerëzit e kanë vënë re këtë dhe ia kanë përmendur edhe Tom-it”, tha burimi.

Ylli i “Baywatch” ishte përfolur së fundmi për një lidhje me bashkëaktorin e saj në “Naked Gun”, Liam Neeson. Të dy ndezën spekulimet për një romancë pasi kimia mes tyre u duk shumë e fortë gjatë promovimit të filmit verën e kaluar.

Vitin e kaluar, Pamela Anderson tërhoqi vëmendje për jetën personale kur u përfol për një lidhje me Liam Neeson. Megjithatë, në dhjetor ajo sqaroi se kishin kaluar së bashku vetëm një javë romantike në shtëpinë e aktorit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ilir Meta i drejtohet SPAK: “Parandaloni shkatërrimin e procesit”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka...

Negociatat për fundin e luftës, Pakistani i dërgon SHBA-së propozimin e ri të Iranit

Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të...

Ministri Nufi: forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë në emergjenca në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e...

Malaj në Vlorë: Formalizimi i turizmit po sjell rritje pagash dhe të ardhurash

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi këtë të hënë...