Kina lançon dy satelitë të tjerë në hapësirë

Më datë:

Kina lançoi dy satelitë të rinj të eksperimenteve teknologjike të shtunën, njoftoi media shtetërore.

Satelitët e lançuar në orbitën e planifikuar do të përdoren për eksperimente të teknologjisë së vëzhgimit të Tokës, njoftoi Agjencia e Lajmeve Xinhua.

Raketa transportuese Long March-11 u përdor për të hedhur në orbitë satelitët në ora 04:13 të mëngjesit (08:13 sipas orës të Evropës Qëndrore) nga Qendra e Nisjes Satelitore Xichang në Provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës.

Ky ishte misioni i 332-të i serisë së këtij raketambajtësi, thuhet në raport.

Lançimi i fundit erdhi pas fillimit të suksesshëm të këtij muaji dhe kthimit të versionit provues të anijes kozmike kineze të pilotuar të gjenreatës së re.

Anija kozmike testuese u hodh në orbitë nga raketa transportuese e Kinës “Long March-5B” më 5 maj dhe u kthye më 8 maj pasi qëndroi në orbitë për dy ditë e 19 orë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhi i Ramës: E ardhmja e Shqipërisë mbi çdo interes individual

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit...

“Shqipëria është e jona”, protestuesit mbushin Bulevardin me mesazhe kundërshtuese

Kjo është dita e tretë e protestës, ku ka...

Aksident zinxhir në Levan–Tepelenë, të lënduar tre persona, mes tyre turistë të huaj

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme...

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...