15.5 C
Tirana

BE bën thirrje për bisedime paqësore në Lindjen e Mesme

Më datë:

Bashkimi Evropian (BE) vlerëson se multilateralizmi dhe bisedimet paqësore duhet të mbizotërojnë për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borell, përmes një kumtese ka theksuar nevojën e zgjidhjes politike, duke theksuar se përgjigjet ushtarake mund vetëm të çojnë në më shumë dhunë dhe vuajtje njerëzore.

Borrell ka shprehur keqardhjen e tij të thellë për vendimin e Iranit për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Ai theksoi se zbatimi i marrëveshjes bërthamore të Iranit tani ishte më e rëndësishme se kurrë për sigurinë rajonale dhe globale, si dhe konfirmoi se BE do të vazhdojë të mbështetet në procesin e verifikimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Në ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Evropian për siguri dhe politikë të jashtme, Peter Stano, të hënën konfirmoi se ftesa e BE-së për Ministrin e Jashtëm të Iranit Javad Zarif në Bruksel është ende e vlefshme.

Borrell zhvilloi një bisedë telefonike me Zarifin gjatë fundjavës dhe e ftoi atë në Bruksel për të diskutuar deeskalimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas zëdhënësit, BE shpreson se Zarif do të pranojë ftesën në ditët në vijim. Stano gjithashtu tha se dy palët janë të interesuara për të vazhduar angazhimin e ndërsjellë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Berisha akuzon qeverinë për keqmenaxhim dhe pasurim të paligjshëm: ‘Kanë shkaktuar varfëri në vend’”

https://www.youtube.com/live/-fzfpb11UQM?si=48MpJlnyBf1yi7cB Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i...

Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për “ndihmësin” e ekzekutorëve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin...

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Governors Awards”

Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, dhe këngëtarja e...

Financial Times: Tim Cook drejt largimit nga Apple

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, është gati të...