9.5 C
Tirana

Vriten 27 civilë në Rakka të Sirisë

Më datë:

Në Rakka, që gjendet në pjesën e mesme të Sirisë, janë vrarë 27 barinj civilë.

Disa burime lokale nga Rakka dhe Deir ez-Zor për AA deklaruan se masakra ndodhi në kullotat në Madan dhe Sapha, në jug të Rakkas.

Burimet theksojnë se barinjtë janë vrarë me armë të ftoftë dhe armë zjarri, ndërsa më shumë se dhjetë persona janë zhdukur.

Gjithashtu shtojnë se masakra ndodhi në të njëjtën kohë kur një kolonë e grupeve të huaja terroriste, të mbështetur nga Irani, po lëvizte nga Deir ez-Zor në Rakka për të ndihmuar forcat e regjimit të Asadit.

Rrjeti informativ lokal “Vrasja e heshtur e Rakkës” ndau emrat e viktimave.

Deir ez-Zor është një vend strategjik jo larg kufirit sirian-irakian. Rrugët tregtare dhe gazsjellësit nga Iraku dhe Jordania kalojnë këto zona.

Pjesa perëndimore e Deir ez-Zor, në nëntor të vitit 2017, me ndihmën e grupeve të mbështetur nga Irani dhe Rusia, ra në duart e regjimit të Asadit, duke i dhënë fund sundimit të DEASH-it në këtë zonë.

Grupet e huaja terroriste të mbështetur nga Irani, të cilët pothuajse janë bërë forca tokësore të regjimit, janë fuqishëm të pranishme në Deir ez-Zor.

Në Deir ez Zor, të banuar nga popullsi arabe suni, ka grupe me origjinë nga Irani, Iraku, Libani, Afganistani dhe Pakistani, të komanduar nga Garda Revolucionare e Iranit. Grupet në pronat e konfiskuara në Deir ez-Zor kryejnë trajnime, aktivitete kulturore dhe fetare.

Një pjesë e Deir ez-Zor, vendosur në lindje të lumit Eufrat, është nën kontroll të organizatës terroriste YPG/PKK, që e mbështet SHBA.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina merr para turmën në Mynih

28 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë...

Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë

Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve...

Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione...

Rama: Morëm letër nga BE për çeljen e negociatave për grupkapitullin 3

Shumë shpejt, çelja e grupkapitullit të 3 të negociatave...