31.5 C
Tirana

Kryemadhi: Djegia e mandateve, mënyra më e mirë për të denoncuar pushtetin autokrat të Edi Ramës

Më datë:

Djegia e mandateve ishte mënyra më e mirë për të denoncuar pushtetin autoritar të Edi Ramës. Kështu është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel. E pyetur nëse djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale ishin veprimi i duhur, Kryemadhi tha se pa këto veprime të opozitës, qytetarët nuk do të ishin ndërgjegjësuar.

“Ju mendoni që ka qenë i drejtë vendimi për ta lënë Parlamentin edhe pas një viti?

Çdo ditë e më shumë jam e bindur që e vetmja mënyrë për të denoncuar dhe demaskuar qeverisjen e Ramës ishte djegia e mandateve. Nëse ne nuk do të digjnim mandatet, nëse ne nuk do të bënim atë proces për bojkotin e votimeve të Ramës të 30 qershorit, ne do të vazhdonim dhe do të kishim një raport si ai i zgjedhjeve të 2017, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por do të bëhej një luftë më e fortë parlamentare? Sepse me këtë opozitë që kemi sot Rama është komod…

Jo nuk është e vërtetë. Të mos harroni që kur ndërroi qeverinë Rama në fund të 2018, opozitës nuk iu dha e drejta për të disktutuar për ndryshimet në qeveri.

Rama thotë që keni pasur kohën më të madhe të diskutimeve…

Rama gënjen sepse shquhet për këtë gjë. Por nuk dua të hyj fare te zoti Rama, mjafton të kujtojmë që ne të kujtojmë që ku, në cilin vend të botës, kur bëhen ndryshime në qeveri, e kam me rregullore të Parlamentit, e kam me Kushtetutë, që kam të drejtën të diskutoj për qeverisjen, edhe ne na e hoqën të drejtën për të diskutuar kur u ndërrua qeveria”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hapi dyert e ambasadës më 2 korrik 1990 për shqiptarët, shuhet ish-ambasadori gjerman në Tiranë

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman Werner Daum në Shqipëri...

Trafik droge nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme lë në burg 7 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot, më 12 korrik,...

Shpërbërja e PKK, Erdogan: Faqe e re e historisë

Recep Tayyip Erdogan i ftoi turqit që të festojnë....

Lirohet një sipërfaqe plazhi e zënë në Vlorë, Rama thirrje profesionistëve

Të tjera hapësira të zëna në Vlorë janë liruara...