21.5 C
Tirana

Tejkalon 5.2 milionë numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën

Më datë:

Gjithsej 5.207.910 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

SHBA-ja është renditur vendi i parë me numrin më të madh me 1.621.196 raste të COVID-19, ndërsa pas saj radhiten Rusia (326.448), Brazili (310.921), Spanja (280.117), Britania (250.908), Italia (228.006), Franca (181.826), Gjermania (179.021) dhe Turqia (153.548).

Ndërkohë sipas “Worldometer” vendet me më shumë se 50 mijë raste janë Irani (129.341), India (118.501), Peruja (108.769), Kina (82.971), Kanadaja (81.324), Arabia Saudite (65.077), Meksika (59.567), Kili (57.581), Belgjika (56.235) dhe Pakistani (50.694).

COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar deri më tani vdekjen e 334.848 njerëzve. Ndërkohë që janë shëruar 2.083.393 persona të tjerë dhe aktualisht ka rreth 2.780.514 raste aktive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...