SHBA, mbi 96 mijë të vdekur nga COVID-19

Më datë:

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 96.389, prej të cilëve 1.373 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 24.261, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.622.342.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afër 383 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në afër 13,5 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 366.357 raste të konfirmuara dhe 28.885 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Rusia me mbi 326.448 raste, Brazili me 312.074 dhe Spanja me 280.117 raste.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...