Pakistan, 17 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit

Të paktën 17 njerëz kanë humbur jetën pasi një aeroplan i kompanisë ajrore Pakistan International Airlines (PIA) me 99 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në qytetin Karaçi, njoftuan zyrtarët dhe mediat lokale.

Më herët, Autoriteti i Aviacionit Civil, organ shtetëror që rregullon udhëtimet ajrore, tha se në bord ishin 107 veta.

PIA megjithatë theksoi se në bord ishin 91 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

Fluturimi PK-8303, që udhëtonte nga qyteti verilindor Lahore, u rrëzua pranë Aeroportit Ndërkombëtar Jinnah ndërsa ishte duke ateruar, konfirmoi Autoriteti i Aviacionit Civil në një deklaratë.

Dr. Seemi Jamali, drejtori ekzekutiv i Qendrës Mjekësore Pasuniversitare Jinnah, tha për AA se në spital janë sjellë 17 trupa.

Ekipet e shpëtimit në këtë vend u thanë gazetarëve se të paktën 20 trupa janë tërhequr nga rrënojat, ndërsa dhjetëra janë ende të bllokuar.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë, 15 persona janë plagosur gjithashtu, kryesisht banorë të zonës që pësoi dëmtime pasi avioni ra mbi shtëpi.

Një zyrtar që kërkoi të mbetet anonim, për AA tha se kanë frikë së numri i të vdekurve mund të jetë shumë i lartë.

Deri më tani, Zafar Masood, bankieri më i madh i vendit, është personi i vetëm i konfirmuar që i mbijetoi rrëzimit. Raportohet nga mjekët se gjendja e Masood është qëndrueshme.

Rrëzimi ndodhi disa ditë pas rifillimit të fluturimeve vendore pas heqjes së masave bllokuese që ishin në fuqi prej një muaji me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Abdullah Khan, zëdhënësi i PIA-s, u tha gazetarëve se do të ishte herët të komentojë shkaqet e mundshme të rrëzimit.

“Avioni nuk ishte i vjetër dhe ishte i mirëmbajtur”, tha ai.

Thirrja për ndihmë

Kontakti i fundit midis pilotit dhe kullës së kontrollit të transmetuar në Geo TV sugjeroi se përplasja ishte rezultat i një defekti në motor.

“Kam humbur motorin”, u dëgjua piloti Sajjad Gul duke i thënë kullës së kontrollit në një mesazh të ndihmës.

Fjala e fundit e Gul ishte “në rregull”, në përgjigje të direktivës së kullës së kontrollit se dy pistat janë të hapura për një ulje emergjente.

Pamjet e transmetuara në transmetuesin lokal Geo News treguan retë e tymit që dilnin lart nga mbetjet e djegura të aeroplanit të aksidentuar. Disa automjete gjithashtu u përfshinë nga zjarri.

Avioni ra në një zonë të banuar duke dëmtuar disa shtëpi dhe automjete.

“Avioni u rrëzua aq shpejt. Nuk mund ta kuptoja në momentin e parë se çfarë po ndodhte”, tha dëshmitari okular Rana Jawed para gazetarëve.

Avioni, tha ai, ishte përfshirë nga zjarri para se të binte poshtë pas një “shpërthimi të madh”.

Ambulancat dhe automjetet e zjarrfikësve u panë duke nxituar për në vendin e ngjarjes, ku turmat e banorëve të zonës ishin mbledhur tashmë.

Ushtria dhe personeli policor arritën gjithashtu në vend ngjarje për të ndihmuar operacionin e shpëtimit pasi rrugët e ngushta pengonin lëvizjen e automjeteve të shpëtimit.

Ndërkohë, presidenti Arif Alvi, kryeministri Imran Khan dhe shefi i ushtrisë Gjeneral Qamar Javed Bajwa shprehën pikëllim për humbjen e jetëve në përplasje.

“I tronditur dhe i trishtuar nga përplasja e PIA-s. Jam në kontakt me Drejtorin e Përgjithshëm të PIA-s Arshad Malik, i cili është nisur për në Karaçi, dhe me ekipet e shpëtimit dhe ndihmës në terren, pasi kjo është prioritet tani. Do të niset një hetim i menjëhershëm. Lutjet dhe ngushëllimet shkojnë për familjet e të ndjerëve”, tha Khan në një postim në Twitter.

Në dhjetor të vitit 2016, një aeroplan i PIA-s ishte përplasur në ultësirat e qytetit veriperëndimor Chitral, me çka të gjithë 48 pasagjerët në bord kishin humbur jetën.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Gruaja i helmoi nënën, i riu flet në gjykatë për videon e hoxhës

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi dëshminë e Oltion Lames, në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish- bashkëshortes së tij, Marjana Çmeta. Kjo e...

Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj tij për fryerjen e listave të vetaranëve, por ja çka thotë ministri i FSK-së

Të gjithë të akuzuarit në total 12 nga Prokuroria Speciale për fryerjen e listave me vetaranë shtesë, nuk janë ende të gatshëm të flasin. Në...

Izraeli liron palestinezen e guximshme Temimi dhe nënën e saj

  Qeveria e Izraelit ka liruar “palestinezen e guximshme”, fituese e "Çmimit të Guximit Handhala", Ahed et-Temimi (17) si dhe nënën e saj. Temimi dhe nëna...

Së fundi

YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë. Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në...

Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

"Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë...

Europianët thithin ajër më të pastër se 10 vite më parë

Cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm në Europë gjatë 10 viteve të fundit, por shumë europianë vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të...