Abbas udhëzon njësitë e sigurisë të ndalojnë koordinimin me Izraelin

Më datë:

Në lajmin që Institucioni Transmetues Publik i Izraelit (KAN) e bazon mbi një zyrtar palestinez, theksohet se Abbas ka udhëzuar kryetarin e asamblesë së përgjithshme për çështjet civile (përgjegjës për komunikimin me Izraelin), Hussein al-Sheikh dhe kreun e inteligjencës, Majed Faraj, që të ndërpresin menjëherë komunikimin me Tel Avivin.

Në një fjalim gjatë një mbledhjeje të zhvilluar mbrëmë në Ramallah me zyrtarë të lartë të Palestinës, për të diskutuar hapat kundër planit të Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor, Abbas është shprehur: “Palestina, Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) nuk do t’i përmbahet të gjitha marrëveshjeve dhe dakordësimeve, përfshirë edhe marrëveshjen e sigurisë me Izraelin dhe SHBA-në”.

Mahmoud Abbas ka bërë edhe më parë deklarata të ngjashme, por që nuk është hedhur ndonjë hap konkret nga qeveria palestineze.

Pas udhëzimeve për zbatimin e deklaratave të vendosura të Abbas, pritet me kuriozitet se në çfarë mënyre do të reagojë qeveria e Izraelit dhe çfarë reflektimesh do të vijnë nga komuniteti ndërkombëtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...