Pas grabitjeve, testi i sigurisë e ‘ngel’ sërish në klasë koncesionarin e Rinasit

Më datë:

Qeveria dhe Autoriteti i Aviacionit Civil i kanë bërë disa teste koncesionarit të aeroportit të Rinasit, por sistemi i sigurisë në një nga zonat që është pjesë e sigurisë kombëtare nuk është implementuar 100%.

Një raport monitorimi i kontratave koncesionare, i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë  më 24 dhjetor 2019-ë, hedh dritë mbi mënyrën e zbatimit të kontratës që ka me shtetin shqiptar kompania kineze e regjistruar në Singapor Real Fortress Limited.

Nëse në të gjithë indikatorët e tjerë, kontrata është zbatuar 100%, implementimi i sistemit të sigurisë rezulton të jetë përmbushur vetëm 60%.

“Për riskun e operimit dhe performancës, ka rezultuar mosimplementim i plotë i sistemit të menaxhimit të sigurisë nga TIA i operimit të aeroportit. Zbatimi i standardeve të sigurisë së aviacionit është konsideruar me risk të mesëm. Aviacioni Civil ka kërkuar nga koncesionari, marrjen e veprimeve korrigjuese dhe është në monitorim të vazhdueshëm të adresimit të gjetjeve lidhur me sigurinë në aviacion”.

Autoritetet janë duke vazhduar negociatat me kompaninë, edhe sa i përket disbalancës ekonomike. Kompania BDO e kontraktuar si eksperte e pavarur për të parë realizimin e të ardhurave të koncesionarit konstatoi një vit më parë se kompania ka realizuar 120 milion euro më shumë, se skenari bazë i parashikuar në kontratë, duke sugjeruar rikthimin në balancë mes uljes së tarifave ose realizimit të investimeve në aeroport.

Një vit nga nisja e këtyre negociatave, raporti konstaton se ende nuk ëshët finalizuar gjë, ndërsa diskutimet janë duke u përqëndruar në mundësinë e rritjes së cilësisë së shërbimit për ata që udhëtojnë./klan

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

ANKARA – NATO neutralizon raketën balistike të lëshuar nga Irani në hapësirën turke

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë tha sot se...

Porto Romano: Tenderi anulohen, Rama mohon presion nga SHBA dhe denoncon interesa të errëta

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij sot në...

Kriza e naftës, Rama: Do krijohet faktori i ri shtetëror në treg

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para gazetarëve,...

Masë sigurie për Ballukun, kërkesë në GJKKO për shuarje: S’jam më në detyrë

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës...