Dëmet nga protestat, 125 biznese aplikojnë për kompensim financiarDëmet nga protestat, 125 biznese aplikojnë për kompensim financiar

Më datë:

Gjithsej 125 subjekte kanë aplikuar deri më 16 nëntor, për të përfituar kompensim në vlerën totale që shënon 3,59 milionë euro, për dëmet e shkaktuara gjatë akteve të dhunshme në tubimet e zhvilluara në periudhën 13–22 tetor 2026. Skema e kompensimit parashikon mbështetjen e bizneseve të vogla, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të tyre në aktivitet.

Të dhënat u bënë të ditura nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Marjo Keputa, gjatë shqyrtimit në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat të aktit normativ “Për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve dhe rregullimin e pasojave”.

Keputa theksoi se akti synon të krijojë një mekanizëm kompensimi për bizneset e vogla që kanë pësuar dëme, duke u dhënë mundësinë të rifillojnë sa më shpejt aktivitetin ekonomik.

Sipas tij, pasojat për një biznes të vogël nuk kufizohen vetëm te dëmtimi fizik i vitrinave apo fasadës, por përfshijnë edhe ndërprerjen e aktivitetit dhe vështirësitë për të përballuar pagat e punonjësve, detyrimet ndaj furnitorëve, qiranë dhe këstet e kredive, në një kohë kur të ardhurat ndërpriten.

“Për një subjekt të kufizuar, ky moment mund të shënojë edhe një pikë kthese në vendimin nëse biznesi duhet të vijojë aktivitetin apo të mbyllet”, u shpreh ai.

Zëvendësministri bëri të ditur se skema mbështetet në tre parime kryesore: kompensimin e shpejtë, mbulimin e plotë të dëmit të pasiguruar dhe kalimin e barrës financiare te shteti, i cili më pas do të kërkojë rikuperimin e shumave nga personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Sipas procedurës së parashikuar, bizneset e dëmtuara nuk do të duhet të presin përfundimin e një procesi gjyqësor për të përfituar kompensimin. Aplikimi bëhet pranë administratës tatimore, e cila kryen verifikimin brenda 30 ditëve, ndërsa pagesa parashikohet të kryhet brenda 30 ditëve të tjera, në llogarinë bankare të subjektit.

Keputa sqaroi se kompensimi mbulon dëmin e pasiguruar. Në rastet kur biznesi ka një policë sigurimi, fillimisht aktivizohet sigurimi dhe, nëse dëmi mbulohet vetëm pjesërisht, shteti kompenson pjesën e pambuluar sipas parashikimeve të aktit.

Ai nënvizoi se përgjegjësia për të ndjekur ligjërisht personat që kanë shkaktuar dëmin i kalon shtetit, përmes Avokaturës së Shtetit, e cila do të kërkojë rikuperimin e shumave të paguara për kompensim. Për dëme të tjera që nuk mbulohen nga skema, subjektet ruajnë të drejtën t’i drejtohen gjykatës.

Në zbatimin e procesit do të angazhohen institucionet përgjegjëse, të cilat do të bashkërendojnë veprimet për verifikimin e dëmeve dhe realizimin e pagesave.

Akti normativ parashikon përfshirjen në skemë të bizneseve të vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, sipas deklaratës vjetore, ndërsa Administrata Tatimore po vijon procesin e verifikimit të dëmeve prej nga do te dalë dhe shuma që do të kompensohet nga MEI.

Komisioni pas diskutimeve e miratoi Aktin Normativ me shumicë votash.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nafta me tarifa të reja, zbardhet çmimi që do të aplikohet në treg

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të...

Sonda “Voyager 1”, drejt arritjes historike

Sonda hapësinore Voyager 1 e NASA-s ka udhëtuar më...

Gjykata në Hagë shpall vendimin për Thaçin, 17 muaj burg për pengim të drejtësisë

Një tjetër vendim gjyqësor rëndon pozitën e Hashim Thaçit...

Prokurimet publike drejt digjitalizimit, Ibrahimaj zbulon planin për vitin 2027

Inteligjenca artificiale do të përfshihet në të gjithë procesin...