Sonda “Voyager 1”, drejt arritjes historike

Më datë:

Sonda hapësinore Voyager 1 e NASA-s ka udhëtuar më larg se çdo mjet tjetër hapësinor i nisur ndonjëherë nga Toka, që prej lëshimit të saj në vitin 1977.

Pasi ka dalë prej vitesh nga sistemi ynë diellor, sonda po vazhdon udhëtimin në hapësirën ndëryjore dhe është pranë një arritjeje të jashtëzakonshme: të përshkojë një distancë prej një “dite-dritë” nga Toka.

Një ditë-dritë është distanca që drita përshkon brenda 24 orëve, ose rreth 26 miliardë kilometra.

NASA njoftoi se Voyager 1 do ta arrijë këtë distancë të mërkurën, ndërsa udhëton me një shpejtësi prej afro 61 mijë kilometrash në orë, nëpër hapësirën pothuajse të zbrazët.

Për shumë njerëz, termi “vit-dritë” është më i njohur. Ai përdoret për të matur distancat e mëdha në hapësirë dhe përfaqëson largësinë që drita përshkon gjatë një viti, afërsisht 9.5 trilionë kilometra.

Voyager 1 dhe sonda e saj binjake, Voyager 2, u lëshuan në hapësirë 49 vite më parë.

Fillimisht, ato eksploruan planetët e jashtëm të sistemit diellor, përpara se të vazhdonin udhëtimin drejt hapësirës ndëryjore.

Gjatë misionit të saj, Voyager 1 solli një sasi të madhe informacioni të ri për Jupiterin dhe Saturnin, si dhe për hënat e tyre.

Të dyja sondat mbajnë me vete edhe një objekt të veçantë, të njohur si “Disku i Artë” .

Ai përmban tinguj, muzikë, imazhe dhe informacione që synojnë të tregojnë historinë e Tokës dhe të njerëzimit, në rast se një ditë këto anije kozmike ndeshen me ndonjë formë inteligjence jashtëtokësore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nafta me tarifa të reja, zbardhet çmimi që do të aplikohet në treg

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të...

Gjykata në Hagë shpall vendimin për Thaçin, 17 muaj burg për pengim të drejtësisë

Një tjetër vendim gjyqësor rëndon pozitën e Hashim Thaçit...

Prokurimet publike drejt digjitalizimit, Ibrahimaj zbulon planin për vitin 2027

Inteligjenca artificiale do të përfshihet në të gjithë procesin...