Nafta me tarifa të reja, zbardhet çmimi që do të aplikohet në treg

Më datë:

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve, në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, më 17 nëntor 2026.

Sipas vendimit të Bordit, çmimet maksimale të shitjes do të jenë:

– Nafta (gazoil): 207 lekë/litër me pakicë dhe 195 lekë/litër me shumicë.

– Benzina: 164 lekë/litër me pakicë dhe 152 lekë/litër me shumicë.

– Gazi për automjete: 70 lekë/litër me pakicë dhe 58 lekë/litër me shumicë.

– Nafta për peshkimin: 112 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 17:30, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme.

Bordi u ka kujtuar operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë detyrimin për zbatimin e këtyre çmimeve. Në rast shkeljesh, ndaj subjekteve përgjegjëse do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sonda “Voyager 1”, drejt arritjes historike

Sonda hapësinore Voyager 1 e NASA-s ka udhëtuar më...

Gjykata në Hagë shpall vendimin për Thaçin, 17 muaj burg për pengim të drejtësisë

Një tjetër vendim gjyqësor rëndon pozitën e Hashim Thaçit...

Prokurimet publike drejt digjitalizimit, Ibrahimaj zbulon planin për vitin 2027

Inteligjenca artificiale do të përfshihet në të gjithë procesin...