12.5 C
Tirana

“Morën kabullin dhe ma lidhën në grykë për të më mbytur”, i moshuari rrëfen momentet e grabitjes

Më datë:

Në Memaliaj persona të pa identifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Hiqmet Ramadani, 87 vjeç, kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 12 milionë lekësh të vjetra.

87-vjeçari ka rrëfyer për Fax News edhe momentin e tmerrshëm të grabitjes, ku tregoi se kanë qenë dy persona, ndërkohë që e kanë lidhur dhe goditur teksa i kanë grabitur paratë.

“Shqyen derën dhe hynë brenda. Isha bashkë më gruan. Dhe erdhi personi këtu. Njëri shkoi nga plaka dhe i lidhi buzën. Mendova se ishte nipi.

Mu hodh për grykë dhe më kapi nga gryka. Dhe i gjuajta me një shkelm në bark. U bënë dy, mua më lidhën kokë e këmbë. Më lidhën dhe gojën. Morën atë kabullin dhe ma lidhën për gryke për të më mbytur. Pasi më vunë poshtë, morën valixhet këtu.

E hapën valixhen. Ishin dy persona. Me lidhën këmbë, duar e gojë. Unë po kundërshtoja, ata më lidhën. Më thanë do të vrasim, mos bëj zhurmë, kobure nuk u pashë. Kisha 12 milionë lekë.

Ra zilja dhe i bie të vëllait. Unë mezi u zgjidha vetë. Ika te vëllai dhe i thashë hajde se më vranë.

Më erdhën dy veta për të më marrë lekët dhe ika pastaj. Më dhanë dy shkelma, më kanë gjuajtur dhe në nofull. Dorën ma kanë nxirë.”– u shpreh 87-vjeçari.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedia hekurudhore me 46 të vdekur në Spanjë

Një pasagjer i plagosur rëndë në katastrofën hekurudhore të...

Rama në Vlorë përballë protestës së tregtarëve: Kundërshtojnë zhvendosjen

Tregtarët e Vlorës dolën sot në protestë ara Teatrit...

Tabaku: Euro në rënie, goditje për biznesin dhe prodhimin vendas

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin...

Alarm nga Strasburgu: Vokshi thotë se ndryshimet në Kodin Penal po godasin median

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe zv.presidentja e EPP...