Berisha niset sot drejt SHBA-ve, kalon oqeanin pas 14 vitesh

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha niset sot, 4 shtator, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryedemokrati do të marrë pjesë në disa aktivitete të planifikuara, në një vizitë që pritet të zgjasë 7 ditë.

Përveç Konventës Kombëtare Republikane, që do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator, Berisha do të zhvillojë edhe dy takime me komunitetin e shqiptarëve në dy lokacione të ndryshme.

“Kjo prani dëshmon se ju e parandjeni që ky për Shqipërinë është udhëtimi i viteve.  Dhe unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991.

Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin, dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës, regjimit të narkoshtetit.

Thashë dhe një herë, prania juaj këtu dëshmon se ju e ndjeni që ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Kurse në rrafshin tim, unë shkoj dhe takoj miqtë e mi të cilëve u them: unë erdha, erdha”, tha Berisha.

Takimi i parë i kreut të PD, nis të dielën në datën 6, në Neës York, të martën, në datën 8, në Texas. Rikthimi i Berishës në SHBA, vjen pas gati 14 vitesh, pasi herën e fundit që kishte qenë përtej oqeanit në vitin 2012 kur ishte kryeministër i vendit

https://www.facebook.com/PartiaDemokratikeAL/videos/2134611940427476

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Autorët e vrasjes në Mirditë ikën nga Rruga e Kombit, policia dyshon për bashkëpunëtor

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati...

Trump çon në Gjykatën Supreme betejën për votimin me postë

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës Supreme...

Dyert e GJKKO-së mbyllen për mediat, Avokatia mblidhet më 8 shtator

Mbas mbylljes së dyerve për mediat nga Gjykata e...

Vendoset lëndë plasëse në një banesë në Vorë

Në orët e para të mëngjesit sot në 4...