Në fshatin Kalivaç dhe Zimaj në njësinë administrative Ungrej situata e zjarreve është drejt përmirësimit.
Operacioni që filloi sot në orën 06:00 të mëngjesit dha rezultate pozitive. Nga strukturat në terren raportohet se një vatër e madhe aktive u fik, dhe për momentin ka tym në disa vatra që digjen ne vetvete dhe ekziston mundësia e riaktivizimit të tyre.
Pritet që të përdoret një dron për monitorimin e situatës dhe për të vlerësuar mënyrën e ndërhyrjes në disa pika.
Nga informacionet paraprake mendohet se janë përshkuar dhe djegur rreth 200 ha sipërfaqe në të dy fshatrat.
Dëmet e shkaktuara nga zjarri po evidentohen nga forcat e EC të bashkisë Lezhë.
Në operacionin e mëngjesit dhe tani janë 2 mjete zjarrfikës të Bashkisë Lezhë me 12 forca, 21 forca zjarrfikëse të MM me 3 mjete zjarrfikëse, 90 të forca ushtrisë, 8 shërbimi pyjor, 6 forca njësia administrative, 3 forca të Ec të bashkisë, 12 forca vullnetare.


