Mbreti Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare

Më datë:

Mbreti Harald V i Norvegjisë ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, njoftoi Pallati Mbretëror. Ai kishte disa ditë që ndodhej i shtruar në Spitalin Universitar të Oslos, ku po merrte trajtim për një infeksion bakterial në gjak.

Harald V ishte në krye të monarkisë norvegjeze që prej vitit 1991, kur pasoi në fron babanë e tij, Mbretin Olav V. Gjatë më shumë se tri dekadave në fron, ai u shqua për një qasje moderne ndaj monarkisë dhe për lidhjen e fortë me qytetarët norvegjezë.

Lajmi për vdekjen e mbretit vjen pas ditësh shqetësimi në Norvegji për gjendjen e tij shëndetësore.

Ditën e enjte, Pallati Mbretëror kishte njoftuar se gjendja e tij ishte bërë shumë serioze, ndërsa familjarë të afërt qëndruan pranë tij në spital.

Harald V lindi më 21 shkurt 1937 dhe ishte 89 vjeç. Me vdekjen e tij, në fokus pritet të jetë edhe procesi i trashëgimisë së fronit, ku Princi i Kurorës Haakon është i pari në radhën e pasardhësve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur për...

Tentoi të pengonte arrestimin e të vëllait/ 41-vjeçari kërcënon me armë efektivët në Elbasan

Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVP Elbasan, në...

Eksploziv i lidhur me celular/ RENEA çaktivizon lëndën plasëse në Lagjen Nr. 3 të Durrësit

Ekspertët xhenierë të repartit RENEA kanë çaktivizuar me sukses...

Radarë e pajisje teknologjike në terren/ Mbi 5 mijë shoferë gjobiten nga Rrugorja e Tiranës

 Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle në të...