Situata e zjarreve nën kontroll në Tërbun, vijon operacioni në Gojan dhe Gjegjan të Pukës

Më datë:

Në zonën e Malit të Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit vijon operacioni për menaxhimin e vatrave të zjarrit, ku strukturat vendore dhe qendrore janë angazhuar për izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

Në Malin e Tërbunit, situata raportohet aktualisht nën kontroll, ndërsa puna vijon me forcat tokësore.

Ndërkohë, në Gojan të Vogël, Gojan të Madh dhe Gjegjan, situata mbetet dinamike për shkak të erës së fortë.

Sipas informacionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, nuk raportohet avancim i zjarrit drejt banesave. Operacioni po mbështetet edhe nga ajri me dy helikopterë.

Në terren janë angazhuar forca të shumta nga strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, bashkitë, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe vullnetarë.

Në operacion marrin pjesë 3 mjete dhe 15 efektivë nga MZSH Pukë, 1 mjet dhe 7 efektivë nga Fushë-Arrëzi, 1 mjet dhe 3 efektivë nga Bashkia Shkodër, 50 forca bashkiake, 40 efektivë të Forcave të Armatosura, efektivë të Policisë së Shtetit dhe 50 vullnetarë.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), vijon monitorimin dhe koordinimin e strukturave në terren, me prioritet mbrojtjen e jetës dhe banesave, si dhe vënien nën kontroll të plotë të vatrave aktive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SHBA thirrje liderëve politikë për formimin e institucioneve në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj...

Përshtati lokalin për zhvillimin e lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit njoftoi sot se në kuadër të...

Kërkesa për referendum për ligjin e zonave të mbrojtura, KQZ miraton fletën tip për mbledhjen e firmave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) zhvilloi sot seancën publike...

Forcohet bashkëpunimi institucional për parandalimin e pastrimit të parave

 Inspektorati i Përgjithshëm  dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare kanë...