Shkëmbenin kokainë në rrugë, arrestohen në flagrancë dy të rinj në Tiranë

Më datë:

Një operacion antidrogë i finalizuar në Tiranë ka çuar në pranga dy të rinj, të dyshuar për shitblerje të kokainës.

Policia ndërhyri në rrugën “Egnatia”, ku një 19-vjeçar u kap duke i dorëzuar një 26-vjeçari një çantë me mbi 200 gramë kokainë. Në total, gjatë operacionit “Momenti” u sekuestruan 252 gramë lëndë narkotike, një automjet dhe tre telefona celularë.

“Tiranë/Finalizohet si rezultat i punës operative, operacioni antidrogë, i koduar “Momenti”.

Goditet në flagrancë, një rast i shitblerjes së drogave të forta.

Arrestohen në rrugën “Egnantia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast.

Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për përfshirjen e 2 shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Momenti”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç.

19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnantia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Partia e Lirisë kërkon ndërhyrje urgjente për zjarret, propozon 4 nisma

Partia e Lirisë ka reaguar për situatën e zjarreve...

Kurti kërkon konsensus për presidentin, fton partitë të diskutojnë emrat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë...

Nafta kap 215 lekë për litër, rikthehet debati për Bordin e Transparencës

Nafta ka ndryshuar sërish, duke shkuar në tregun e...

Theu “arrestin në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje në një javë, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se...