Gemma për Shqipërinë në BE: Anëtare me të drejta të plota vetëm kur të ketë institucione të besueshme

Më datë:

Në Strasburg po zhvillohet mbledhja e Komitetit të Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian, ku një nga çështjet e diskutuara është edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Eurodeputetja Chiara Gemma vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon, duke theksuar se vendi ka treguar vullnet për të qenë një partner aktiv në konsolidimin e marrëdhënieve mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Shqipëria ka treguar se dëshiron të luajë një rol gjithnjë e më aktiv në konsolidimin rajonal midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Kjo konfirmon faktin se nuk është vetëm një vend kandidat, por edhe një partner që mund të kontribuojë konkretisht në qëndrueshmërinë e BE-së dhe të rrisë kontributin e saj në sigurinë europiane”, u shpreh Gemma.

“Ne duam që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian. Kjo është shumë e rëndësishme, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse ka institucione të besueshme”, deklaroi eurodeputetja Chiara Gemma.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kriza e të nxehtit në Gjermani, autoritetet zbulojnë bilancin e rëndë të viktimave

Vala intensive e të nxehtit që përfshiu Gjermaninë në...

Xhelozia dyshohet si shkak i vrasjes së 55-vjeçares nga bashkëshorti në Shkodër

Policia e Shkodrës ka ngritur xhelozinë si pistën kryesore...

Institucionet e reja në Kosovë, Kurti takon Hamzën; PDK refuzon bashkëqeverisjen

Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend ku ka zhvilluar...

Krimi në Laç, autori qëlloi për vdekje 40-vjeçarin; publikohet fotoja e tij

Është publikuar fotoja e Emiljan Sutit, i njohur edhe...