Xhelozia dyshohet si shkak i vrasjes së 55-vjeçares nga bashkëshorti në Shkodër

Më datë:

Policia e Shkodrës ka ngritur xhelozinë si pistën kryesore të hetimit për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila dyshohet se u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi, një dite me pare.

Nga kamerat e sigurisë që policia disponon, shtetasi Shtjefën Ziçi i ka kërkuar celularin bashkëshortes së tij të ndjerë, gjë për të cilën kanë bërë debat.

Menjëherë pas debatit, 62-vjeçari futet në banesë merr çiften që kishte me leje dhe qëllon bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend.

Autori i dyshuar për shkak të gjendjes se renduar psikologjike, nuk ka dhënë ende një dëshmi për policinë por burime pranë palës mbrojtëse bëjnë me dije se do t’i qëndrojnë faktit se vrasja ka qenë aksidentale.

Sipas palës mbrojtëse Shtjefën Ziçi ka marrë çiften për ta pastruar dhe nuk ka qenë në dijeni se ka patur plumba brenda sepse ka qenë bashkëshortja që ditë më parë e ka mbushur duke mos e vënë në dijeni burrin e saj.

Megjithatë nisur nga pamjet e deritanishme dhe dëshmitë si dhe hetimet paraprake, policia dyshon se pista e vrasjes lidhet me xhelozinë mes çiftit.

Në momentet e para arrestimit, autori i dyshuar i ka thënë grupit hetimor në vendngjarje se nuk është penduar dhe sepse kam vrarë gruan time por kjo nuk është ende një dëshmi zyrtare e autorit por vetëm fjalë të thëna në momentin e arrestimit.

Pala mbrojtëse hedh poshtë dyshimet e policisë për xhelozi duke i qëndruar faktit se vrasja ishte aksidentale.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 të 9 korrikut në unazën lindore të Shkodrës. Shtetasi Shtjefën Ziçi pas një debati me gruan e tij Bardhe Ziçi në një dyqan që kishin afër shtëpisë, u fut në banesë, mori çiften dhe qëlloi dy herë ndaj viktimës duke e lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi në pragun e shtëpisë të çiftit në fjalë.

55-vjeçarja tentoi që të ikte për të shpëtuar por dy plumbat e çiftes i morën jetën.

Shtjefën dhe Bardha Ziçi janë prindër të dy fëmijëve, një djali që jeton në Kanada dhe një vajze e cila punon si oficere në repartin ushtarak në Vau Dejës.

Autori i dyshuar punonte si taksist me makinën e tij private ndërsa bënte edhe furnizimin për dyqanin ushqimor ku shiste bashkëshortja e tij e cila mbeti e vrarë.

Të dy, burrë e grua, njiheshin si njerëz të qetë në zonë dhe askush nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti të mëparshëm mes tyre. Ata punonin bashkë dhe kishin një jetë normale derisa ndodhi vrasja e cila tronditi mbarë opinionin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthimi në Gjirokastër me një viktimë, policia zbardh detajet e para

Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion në lidhje me...

Dy vite presion ndaj të moshuarit, në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga pasi...

Kriza politike në Francë, shkollat në qendër të revoltës

Në Francë, ajo që nisi si protestë e nxënësve...

Dy armë zjarri dhe 32 mijë euro në banesë, në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit...